"I qendroj kallëzimit tim", Balla në SPAK për "Partizanin": Korrupsion i pastër

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është paraqitur këtë mesditë në SPAK i thirrur në cilësinë e kallëzuesit për dosjen "Partizani". Ai tha se i qëndron tërësisht atij kallëzimi.

30.04.2026. 12:31

"Këta që i ke në bankën e të akuzuarve më kanë kallëzuar për shpifje në vitin 2012. Një gjë është e sigurtë këtij kallëzimi këtu i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ku familjari jot shkon u premton atyre që do u kthehet prona, ua merr kontratën para 5 për qind dhe kjo është korrupsion", tha Balla. 

I pyetur nëse do të ketë detaje të tjera përveç kallëzimit, Balla u përgjigj: "Sot po flasim për korrupsion.Unë do përgjigjem çfarë të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim".

Dosja "Partizani" ka nisur shqyrtimin në seancë, teksa pritet që dëshmitar nga ana e mbrojtjes të jetë dhe kryeministri Edi Rama, i cili në atë kohë ka qenë kryetari i bashkisë së Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)