Kanye West koncert në Tiranë, kryeministri Edi Rama konfirmon datën

Tirana do të jetë pjesë e turit të koncerteve të Kanye West dhe kjo është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama. "11 korrik në Tiranë", shkruan ai në një postim në rrjetet sociale me një foto të posterit të turit të artistit.

30.04.2026. 13:08

Kanye West koncert në Tiranë, kryeministri Edi Rama konfirmon datën

Tirana do të jetë pjesë e turit të koncerteve të Kanye West dhe kjo është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama. 

"11 korrik në Tiranë", shkruan ai në një postim në rrjetet sociale me një foto të posterit të turit të artistit. 

Turi i tij YE po zhvillohet me polemika në disa shtete, si në Britani e Francë. Në Poloni gjithashtu u anulua koncerti pas deklaratave kontroverse të artistit. 

Reagimet kundër artistit janë lidhur me deklaratat e tij të mëparshme, të cilat janë konsideruar antisemitike dhe pro-naziste. Në janar, Ye kishte kërkuar falje publike, duke ia atribuar sjelljen e tij çrregullimit bipolar të patrajtuar dhe duke tërhequr deklaratat për Adolf Hitlerin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)