Gara për kreun e PD, Noka sulmon Salianjin: Dera jonë s’do hapet kurrë për ‘Gysin’!
Një ndër ata që që përjashtohet sipas Nokës është ish-deputeti Ervin Salianji, të cilin me ironi e quajti “Gysi”, si referencë për biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi. Madje Noka shkoi edhe më tej duke aluduar se Salianji është administratori i bizneseve që zotëron Agasi.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka komentoi refuzimin që iu bë kandidaturave për kryetar të Ervin Salianjit dhe Alesia Balliut, përfaqësuesve ligjorë të së cilëve ju mbyll dera e selisë blu, duke mos i lejuar të dorëzojnë dokumentacionin për të hyrë në garë.
Edhe pse tha se gara për kryetarin e ri është e hapur për çdo anëtar të PD që ka ambicie për të kandiduar, Noka zbuloi edhe “vijat e kuqe”, duke këmbëngulur se këtë hapje nuk mund ta shfrytëzojnë të gjithë.
Një ndër ata që që përjashtohet sipas Nokës është ish-deputeti Ervin Salianji, të cilin me ironi e quajti “Gysi”, si referencë për biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi. Madje Noka shkoi edhe më tej duke aluduar se Salianji është administratori i bizneseve që zotëron Agasi.
“Më 13 mars kur kryesia e PD ka marrë vendim për çeljen e garës për kryetar, ju kam komunikuar që gara është hapur dhe besoj që kemi qenë transparent. Tani, ka një muaj, ka patur çdokush që aspiron për të aplikuar dhe ka afat deri në 12 të natës. Çdo anëtar i Partisë Demokratike që plotëson kriteret. A, ju thoni kur të hapet gara për administratorin e bizneseve të Gysit, atëherë është tjetër gjë. Unë flas për Partinë Demokratike. Apo kur të hapet gara për ndonjë vend surrogato te TV Varikalon, atëherë janë të tjera gjëra. Unë flas për kriteret e partisë dhe për garën e partisë. Dyert... Hajdeni këtu, ja shikojeni dyert. Janë të hapura dyert apo jo? A janë të hapura dyert? Tani, por, ama një gjë do ju sqaroj. Për Gysin nuk ka për të qenë kurrë kjo derë e hapur. Më fal, për mafiozin Varikarlon s'do jetë kurrë... Tani, unë po ju them, për Gysin apo për Varikarlon, kjo derë, më vjen keq... Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit, të shkojnë ta aplikojnë të gjithë”, tha Noka.
Mjekja Mereme Sela do të sfidojë Sali Berishën në garën për kryetar të Partisë Demokratike, pasi zyrtarisht ka dorëzuar dokumentacionin e kandidimit në selinë blu. Dera e selisë blu i është mbyllur përfaqësuesve të Ervin Salianjit dhe Alesia Balliut, por të dy do të dorëzojnë aplikimin me postë.
Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës.
Më tej ai insistoi se nuk ka asnjë demokrat të cilit i është refuzuar kandidimi, duke insinuuar se Ervin Salianji dhe Alesia Balliu nuk janë më pjesë e Partisë Demokratike.
“Për Partinë Demokratike duhet të jesh pikë së pari demokrat, jo t'i shërbesh Ramës, duhet të jesh njeri që u shërben demokratëve. A ke parë diçka ti, ka ndonjë anëtar i Partisë Demokratike që ka aplikuar dhe i është refuzuar e drejta e aplikimit? Më thoni një. Unë po ju bëj një pyetje. Dini ju që një anëtar i PD-së ka aplikuar dhe nuk i është pranuar aplikimi? Asnjë! A, ju doni që të aplikojë Gysi apo Varikarlo? Nuk ndodh”, deklaroi Noka.
Sa i përket mjekes Mirela Sela, e cila u lejua të hynte në selinë blu duke dorëzuar dokumentet përkatëse për kandidimin përballë Sali Berishës, Noka tha se është anëtare partie.
“Mirela Sela është demokrate. Është anëtare e partisë. Prit, prit. Më fal. Është pritur, ka dorëzuar. A i plotëson kriteret, a s'i plotëson kriteret, është çështje e institucioneve. Por ajo është demokrate dhe absolutisht. Por, ju mund të doni që Edi Rama të sjellë dokumenta për, jo, Gysi, jo, Sueli, jo, më vjen shumë keq. Ka kritere kjo parti. Ka një vijë të kuqe”, theksoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Momente ankthi për fansat gjatë një koncerti në Quito, këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini u detyrua të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë dhe të përdorë një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes.
Një nismë për shitjen e banesave me çmimin simbolik prej 1 euro në veri të Italisë ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm, duke sjellë një “bum” aplikimesh që ka tejkaluar çdo pritshmëri fillestare.
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
Policia ka zbuluar një miniserë në mes të pyllit në fshatin Dardhëz të Mirditës, ku ishin mbjellë kanabis në faën fillestare të mbirjes. Policia zbuloi dhe poseduesin, një 27-vjeçar nga Shënkolli i Lezhës.
Bashkia Mat do të shndërrojë qytetin e Burrelit në një qendër të gjallë aktivitetesh më 1 dhe 2 maj, në kuadër të 104-vjetorit të themelimit të tij si Qendër Administrative e Nënprefekturës Mat.
Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit është paraqitur si dëshmitar në gjyqin për dosjen "Partizani", për të cilën akuzohen ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Balla tha se kallëzimi nuk ishte vendim i Grupit të PS dhe zbuloi si siguroi dokumentet e dorëzuara në SPAK.
Tirana do të jetë pjesë e turit të koncerteve të Kanye West dhe kjo është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama. "11 korrik në Tiranë", shkruan ai në një postim në rrjetet sociale me një foto të posterit të turit të artistit.
Në të njëjtën ditë ku dhe u publikua raporti i Indeksit të Lirisë së Medias kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia për Media dhe Informim është vlerësuar pozitivisht nga raporti i Sigma-OECD.
Policia e Elbasanit ka goditur një rrjet të prostitucionit dhe drogës, duke vënë në pranga katër vajza nga Kolumbia, si dhe është shpallur në kërkim organizatori.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është paraqitur këtë mesditë në SPAK i thirrur në cilësinë e kallëzuesit për dosjen "Partizani". Ai tha se i qëndron tërësisht atij kallëzimi.
Komente (0)