Dosja 'Balluku', dyshohet se përfitoi tenderin e një loti të Unazës së Tiranës, Arbër Abazi në SPAK

Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

30.04.2026. 15:10

Dosja 'Balluku', dyshohet se përfitoi tenderin e një loti të Unazës së Tiranës, Arbër Abazi në SPAK

Administratori i kompanisë “Alko Impex”, Arbër Abazi, u paraqit këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”.

Hetimet fokusohen te veprimtaria e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila dyshohet për shkelje të barazisë në tendera. Në qendër të çështjes për të cilën Abazi u paraqit në SPAK është procedura për tenderin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Emri i Arbër Abazit është përmendur në dokumentacionin hetimor për projektin e Lotit 7, ku fituese u shpall bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction & 2T” sh.p.k.

Hetimet përfshijnë edhe kontrolle të mëparshme të zhvilluara nga SPAK në banesën e biznesmenit, si pjesë e verifikimeve për procedurat e ndërtimit të Unazës së Tiranës.

Përveç lidhjes familjare me Belinda Ballukun, Arbër Abazi njihet gjithashtu si nip i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)