Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen e Onkologjikut, ku mjekët e hetuar, përfshi dhe ish zv. drejtoreshën e QSUT-së akuzohen për shpërdorim detyre.
Brikena Qirjazi, ish nëndrejtoreshë e QSUT, mjekët Edmond Gashi dhe Alketa Pere, si dhe Drilona Kishta, Emiliano Lela dhe Halil Gashi u hetuan për skemën e abuzimit të zbuluar në qershor të 2024.
Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe kordinatori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinikën private në pronësi të Gashit me qëllime përfitimi. Hetimet treguan gjithashtu se Gjithashtu, në Spitalin Onkologjik u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, por ajo u la jashtë kushteve teknike.
Sakaq, SPAK ka vendosur të mbajë vetëm dosjen e mjekut Edmond Gashi për kompetencë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)