Rikthehen reshjet e shiut, ulen temperaturat, moti sot

Sipas parashikimeve, në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës reshjet do të jenë të dobëta deri në nivele mesatare.

Burimi: IGJEUM

30.04.2026. 08:45

Rikthehen reshjet e shiut, ulen temperaturat, moti sot

Moti gjatë ditës së sotme paraqitet i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, me reshje shiu të shpërndara në pothuajse çdo qark.

Sipas parashikimeve, në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës reshjet do të jenë të dobëta deri në nivele mesatare në zona të caktuara, duke u shoqëruar herë pas here me shtrëngata. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit, reshjet pritet të jenë kryesisht të lehta.

Në zonat verilindore dhe kryesisht në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut do të zëvendësohen nga dëbora, duke sjellë përkohësisht kushte tipike dimërore.

Temperaturat do të mbeten të freskëta për këtë periudhë të vitit. Në bregdet, ato do të luhaten nga 12 deri në 17 gradë Celsius. Në zonat e ulëta, minimumet do të zbresin deri në 9 gradë, ndërsa maksimumet do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

Ndërkohë, në zonat malore temperaturat do të jenë edhe më të ulëta, duke variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius. Era në vijën bregdetare do të jetë e pranishme dhe në momente të caktuara do të arrijë intensitet mesatar deri të fortë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)