Aksident i rëndë në Vlorë, makina merr para bariun me gjithë bagëti

Një aksident është regjistruar pranë Tragjasit, ku një makinë ka përplasur një tufë me bagëti të imta dhe bariun e tyre.

30.04.2026. 08:18

Aksident i rëndë në Vlorë, makina merr para bariun me gjithë bagëti

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në afërsi të fshatit të Tragjasit.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, mjeti tip Volsëagen i drejtuar nga shtetasi V.G. ka përplasur një tufë me bagëti të imta dhe bariun e tyre që ndodhej në fund të saj.

Për pasojë kanë ngordhur të paktën 10 dhi, si dhe ka mbetur i dëmtuar bariu, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore.

Paraprakisht nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit, teksa mendohet se tufa e bagëtive i është shfaqur papritur në mes të rrugës drejtuesit.

Ky i fundit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje në lidhje me dinamikën e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)