Bordi i Transparencës është mbledhur për herë të dytë brenda 24 orëve për të rritur sërish me 5 lekë çmimet e naftës dhe benzinës, sidomos për konsumatorët me pakicë.
Kështu mbledhja e bordit vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Sipas Bordit, çmimet e reja do të hyj në fuqi prej orës 13:00 dhe do të qëndrojnë deri në mbledhjen e radhës.
Bordi nuk le pa përsëritur thirrjen drejtuar operatorëve që të zbatojnë këto çmime, pasi në të kundërt do të ketë pasoja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)