Ministrja Kumbaro flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni për një çështje të stadiumit “Air Albania”

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.

30.04.2026. 17:04

Ajo mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 13:00, ndërsa pas daljes nga institucioni sqaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit në dijeni dhe jo si e dyshuar në hetim.

Sipas saj, paraqitja lidhet me një çështje që ka të bëjë me stadiumin “Air Albania”. Ministrja nuk dha detaje të tjera mbi përmbajtjen e dëshmisë apo mbi ecurinë e hetimeve.

Ndërkohë, SPAK nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar lidhur me këtë paraqitje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)