Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
NJOFTIMI I MEPJ
10 pozicione të lira pranë Misionit Shqiptar në BE, MEPJ: Bëhuni pjesë e skuadrës shqiptare në zemër të Evropës
🟢APLIKO TANI dhe mos e humb këtë mundësi!
Bëhu pjesë e skuadrës shqiptare në zemër të Bashkimit Evropian🇦🇱🇪🇺
📣MEPJ rikujton se vijon të jetë e hapur thirrja për 10 pozicionet e lira në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel.
Thirrja është e hapur për nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm, ata të Administratës Publike dhe çdo qytetar shqiptar – profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara.
📍Pozicionet e lira:
🔹Zëvendës Shef Misioni, Ministër Fuqiplotë;
🔹Këshilltar për marrëdhëniet me Këshillin & DG ENEST,
🔹Këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian;
🔹Këshilltar për Komunikimin.
🔹Koordinator i Dimensionit Sektorial, me gradë Ministër Këshilltar;
🔹Këshilltar për “Shtetin e së Drejtës”;
🔹Këshilltar për Bujqësinë, Zhvillimin Rural;
🔹Këshilltar për Energjinë dhe Industrinë;
🔹Sekretar i Parë për Konvergjencën dhe Zhvillimet Makro Ekonomike;
🔹Sekretar i Parë për Mjedisin dhe Çështjet Sociale.
🟢Aplikimet pranohen deri më datë 8 MAJ 2026.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)