Një 49-vjeçar është lokalizuar nga autoritetet policore dy vite pasi ishte larguar nga burgu dhe nuk u rikthye, duke thyer kështu lejen që kishte marrë.
E.M., i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, është kapur nga komisariati nr. 6 në Tiranë, teksa është rikthyer në burgun e Rrogozhinës për të kryer dhe pjesën e mbetur të dënimit.
"E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)