“Kosova të anëtarësohet në NATO”, tre kongresmenë amerikanë propozojnë rezolutën
Dokumenti evidenton faktin se katër vende anëtare të NATO-s, si Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e kanë njohur Kosovën, çka shihet si pengesë direkte për përparimin e saj drejt anëtarësimit.
Tre kongresmenë amerikanë kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë që synon të forcojë mbështetjen politike për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Nisma është prezantuar nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, të cilët kërkojnë që integrimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike të shihet si prioritet strategjik për stabilitetin e Ballkanit.
Në tekstin e rezolutës theksohet se Kosova ka ndërtuar institucione demokratike funksionale, ka vendosur kontroll civil mbi forcat e sigurisë dhe ka ruajtur modelin e bashkëjetesës multietnike. Sipas autorëve, këto elemente përbëjnë një bazë të fortë për avancimin drejt NATO-s.
Rezoluta argumenton se në një periudhë kur “forcat kundërshtare” vazhdojnë të përpiqen të destabilizojnë rajonin, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të shërbente si faktor parandalues dhe si garanci për të shmangur tensione të reja në Ballkan. Një tjetër pikë e rëndësishme e dokumentit është fakti se katër vende anëtare të NATO-s, si Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e kanë njohur Kosovën, çka shihet si pengesë direkte për përparimin e saj drejt anëtarësimit.
Për këtë arsye, rezoluta u bën thirrje këtyre shteteve që të rishqyrtojnë pozicionet e tyre, duke e cilësuar njohjen e Kosovës si të domosdoshme për të mbyllur një “boshllëk strategjik” në Europën Juglindore, i cili mund të shfrytëzohet nga aktorë armiqësorë. Kongresmeni Keith Self ka deklaruar se Kosova ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit me politikat e NATO-s, por progresi i saj mbetet i bllokuar për shkak të mosnjohjes nga disa aleatë.
Ai ka shtuar se SHBA duhet të ushtrojë ndikim diplomatik për të inkurajuar Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën që t’i hapin Kosovës një rrugë më të qartë dhe më të besueshme drejt anëtarësimit. Rezoluta thekson gjithashtu se përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte në interes të drejtpërdrejtë të sigurisë kombëtare amerikane, duke forcuar praninë dhe stabilitetin e aleancës në një zonë që historikisht ka qenë e ndjeshme ndaj krizave.
Foto: AP
Ndërkohë, ekspertët rikujtojnë se procesi i anëtarësimit në NATO kërkon konsensus të plotë të të gjitha vendeve anëtare dhe për këtë arsye mosnjohja e Kosovës nga katër shtete mbetet pengesa kryesore. Pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe partnerët euro-atlantikë në fushën e sigurisë, ndërsa mbetet e hapur mundësia që në rrethana të jashtëzakonshme të ndodhin përshpejtime të procesit, siç ka ndodhur edhe më parë në historinë e NATO-s.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
Pas konsultimeve me partitë politike, është vendosur data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke i hapur rrugë përgatitjeve për procesin zgjedhor.
Takimi është planifikuar të mbahet këtë të enjte në orën 15:00, me qëllim harmonizimin e qëndrimeve rreth afatit për organizimin e zgjedhjeve. Si datë e mundshme për zgjedhje të parakohshme është sugjeruar 7 qershori.
Kosova pritet të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme pas përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit një natë më parë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një propozim konkret për datën e mbajtjes së votimeve, duke kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e procesit.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të përballojnë së bashku sfidat, duke theksuar se ndryshimet dhe zgjidhjet vijnë gjithmonë nga vetë populli.
Gjatë takimit, Kurti vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi se misioni i KFOR mbetet kyç jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin rajonal.
Komente (0)