Në juglindje për fundjavë, radhë kilometrike në Tiranë- Elbasan

Fundjava e gjatë e pushimit për shkak të ditës së Punëtorëve, 1 maji, ka sjell fluks në qarkullim në aksin rrugor që të çon drejt juglindjes.

01.05.2026. 13:58

Prej orës 12.00 në aksin rrugor Tiranë- Elbasan është krijuar trafik në drejtim të Elbasanit. Rradha kilometrike e mjeteve nis që nga Tuneli i Kërrabës e deri në Bradashesh. Kjo vjen edhe për shkak të kalimit nga autostrada në rrugën hinkë të rrethrrotullimit të Bradasheshit. Pavarësisht pranisë së Policisë Rrugore në terren, menaxhimi i situatës mbetet i vështirë 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)