VIDEO- Ndërton pa leje një kat mbi tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari

Policia e Tiranës ka identifikuar një kat të tërë të ndërtuar mbi tarracën e një pallati në zonën e Rrugës së Kavajës. Ndërtimi ishte pa leje dhe është vënë në pranga një 57-vjeçar.

01.05.2026. 15:03

NJOFTIMI I POLICISE
Ndërtoi pa leje, një objekt, duke shfrytëzuar të gjithë hapësirën e përbashkët, taracën e pallatit, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në rrugën “Frederik Shiroka”, kanë ushtruar kontroll në zonë. 

Nga kontrollet u konstatua se shtetasi S. S., kishte ndërtuar pa leje, një objekt (banesë) në taracën e një kompleksi pallati.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)