1 Maji, protestë në Tiranë për të drejtat në punë

Në ditën e Punëtorëve Unioni i Sindikatave ka organizuar një proteste para ministrisë së Ekonomisë duke kërkuar më shumë të drejtav në punë. Me pankarta në duar si "Jeta e Punëtorit nuk është kosto biznesi" etj., u kërkua edhe miratimi i një minimumi jetik.

01.05.2026. 12:09

“Sot nuk do të themi fjalë të bukura, por do të kërkojmë të drejtat tona, të drejtat e punëtorëve. Mblidhemi jo vetëm për të kujtuar historinë e 1 majit, por për të kërkuar të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi, për të drejta në punë. Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë.

Është dyfishuar numri i aksidenteve në punë. Institucionet përgjegjësve nuk bëjnë kontrolle reale. Duhet të ketë një ministri Pune, veçanërisht për punëtorët. 1 maji është protestë, jo festë. Jo vdekje në punë. Duam siguri. Duhet të miratohet në parlament minimumi jetik.”, tha ndër të tjera Kondi Lija, drejtor i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë.

Ndërkohë dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka realizuar një tjetër protestë para kryeministrisë. Ajo që u vu re është mungesa e të rinjve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)