“Rezistencë në kilometrin e fundit”, Berisha: Po përballemi me mafien më të rrezikshme

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi nga Dibra se qeveria është e lidhur me klanet mafioze dhe po keqpërdor paratë e shqiptarëve.

03.05.2026. 11:37

“Rezistencë në kilometrin e fundit”, Berisha: Po përballemi me mafien më të rrezikshme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur takimin e radhës të “Foltores” në Dibër, ku sulmoi ashpër qeverinë për korrupsion dhe për lidhje me grupe kriminale.

Duke folur për situatën ekonomike, kreu i demokratëve tha se qeveria ka menaxhuar rreth 12 miliardë euro taksa, të cilat sipas tij nëse do të ishin përdorur si duhet do të rrisnin 3-4 herë rrogat e shqiptarëve.

Fjalimi u fokusua kryesisht në kritika ndaj qeverisë dhe në thirrje për vazhdimin e qëndrimit opozitar ndaj, siç e cilëson ai, “korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetin”.

“Vij pas një udhëtimi në Zagreb ku mora pjesë në forumin më të rëndësishëm politik të partive politike të qendrave të djathta. Ne si opozitë, misionin tonë e kemi të vështirë, sepse aty ne ishim nga të paktët përfaqësues të një force politik, në një vend ku nuk bëhen zgjedhje, në një vend ku kartelet e drogës bëjnë ligjin dhe vendosin ministrat, në një vend ku kryeministri dhe qeveritarët sillen si anëtarë të një organizate kriminale, vjedhin dhe e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. Në atë forum PD gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen më të madhe dhe kjo është me rëndësi për qëndresën tonë. Misioni ynë është t’u themi të vërtetën shqiptarëve.

Rruga që zgjodhëm faktoi se ne demokratët mbrojmë të vërtetat, sakrifikojmë për to, dhe i bëmë kur ishim të izoluar. Nuk u lëkundëm sepse ishim të bindur që po mbronim interesat e qytetarëve. Në një hark kohor të shkurtër, të vërteta tona u mbrojtën dhe nga forcat e djathta me 8 rezoluta. Po të mos qëndronim ne në këmbë dhe emri do na ishte harruar. U përballëm me mafien më të rrezikshme botërore dhe jemi të pamposhtur në misionin tonë.

Sot vetëdija për zhvillimet dramatike në vend është botërore, mbarëkombëtare. Sot kërkohet më shumë se kurrë, në kilometrin e fundit që të qëndrojmë.

Zv.kryeministri dhe kryeministri u kapën me dokumente se kanë abuzuar me 8 afera me 1.2 mld euro dhe mos harroni se ajo korba e zezë e korrupsionit ka administruar 12 mld euro taksa. Ato janë 12 fishi i rrogave të Shqipërisë. Me 12 mld euro, po të përdoreshin sipas ligjit, shqiptarët do të kishin rroga 4 herë më të mëdha”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)