Sherr me thika në lavazh, plagoset i riu në Fier

Dy të rinj janë përfshirë në një sherr me thika në Fier, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

03.05.2026. 12:51

Sherr me thika në lavazh, plagoset i riu në Fier

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e së dielës në Fier, pas një konflikti që pati me një tjetër person.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen “15 tetori”, në ambientet e një lavazhi.

Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas njëri prej tyre ka goditur tjetrin me mjet prerës.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, teksa forca të shumta policie kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Ndërkohë që personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)