“Sali ‘kolltuku’ i damkosur”, Salianji nxjerr vendimin e Britanisë: Non grata për korrupsion

Salianji përmend vendimin e gjykatës britanike e cila sipas tij thekson se Berisha ka shfrytëzuar lidhjet e tij me krimin e organizuar për influencë politike.

03.05.2026. 13:53

“Sali ‘kolltuku’ i damkosur”, Salianji nxjerr vendimin e Britanisë: Non grata për korrupsion

Ish-deputeti demokrat, Salianji duket se nuk do të ndalë betejën e tij me Sali Berishën, pas përjashtimit nga gara për drejtimin e Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji i është përgjigjur akuzave të Berishës nga Dibra, se gjatë kohës kur ka qenë në burg ai ka drekuar me elementë të krimit të organizuar dhe me ata që kanë punuar kundër demokratëve në zgjedhje.

Si kundërpërgjigje, Salianji përmend vendimin e gjykatës britanike e cila sipas tij thekson se Berisha ka shfrytëzuar lidhjet e tij me krimin e organizuar për influencë politike.

Postimi i Salianjit

Sali “kolltuku” i damkosur, jo i akuzuar kot!

Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike.

Jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri.

Por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike.

Ky është fakt. Jo propagandë.

Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë!

Një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku.

Një lider i braktisur nga demokratët.

Dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra.

Kur të lë populli, të mbetet vetëm zëri… dhe ai kthehet në zhurmë!

I njëjti model, i njëjti mentalitet

Lulzim Basha ishte “familjari i dashur” i Saliut:

e promovoi, e përdori dhe e mbrojti.

Sot, edhe pasi u largua Basha, modeli mbeti po ai:

* i njëjti ekip

* të njëjtat vese

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)