Kërcënim bosh nga Irani: Trump të zgjedhë luftën e pamundur ose marrëveshjen e keqe

Mohsen Rezaei ka përdorur tone kërcënuese ndaj SHBA-së, duke paralajmëruar se çdo përballje mund të çojë në shkatërrimin e forcave detare amerikane.

Burimi: Tgcom

03.05.2026. 15:00

Kërcënim bosh nga Irani: Trump të zgjedhë luftën e pamundur ose marrëveshjen e keqe

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar më tej, pas deklaratave të forta nga strukturat ushtarake iraniane dhe zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit.

Garda Revolucionare Islamike, një nga forcat më të fuqishme ushtarake në Iran, deklaroi se SHBA përballet me dy zgjedhje të vështira, një konflikt ushtarak që e cilëson “të pamundur” ose një marrëveshje të pafavorshme me Teheranin. Sipas tyre, hapësira e vendimmarrjes për Uashingtonin është ngushtuar ndjeshëm.

Ndërkohë, këshilltari ushtarak iranian Mohsen Rezaei ka përdorur tone kërcënuese ndaj SHBA-së, duke paralajmëruar se çdo përballje mund të çojë në shkatërrimin e forcave detare amerikane. Ai i cilësoi veprimet e SHBA-së si “pirateri” dhe paralajmëroi për pasoja të rënda.

Nga ana tjetër, Pentagoni vlerëson se Irani ka pësuar humbje të mëdha ekonomike për shkak të bllokadës detare të vendosur nga SHBA në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportimeve, që nga 13 prilli janë ndaluar mbi 40 anije që transportonin naftë, gaz dhe mallra të tjera.

Vetëm cisternat e naftës, rreth 31 të tilla me një ngarkesë prej 53 milionë fuçish, vlerësohet se kapin një vlerë prej afro 5 miliardë dollarësh, duke përbërë një goditje të fortë për ekonominë iraniane.

Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet verbale dhe masat ushtarake po rrisin rrezikun për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)