“Drekonte me Gjokën dhe Bistrin në burg”, Berisha për Salianjin: Misioni i tij dështoi

Sali Berisha përsëriti akuzat e tij ndaj Ervin Salianjit i cili sipas tij punoi me grupet kriminale kundër Partisë Demokratike në zgjedhje.

03.05.2026. 12:02

“Drekonte me Gjokën dhe Bistrin në burg”, Berisha për Salianjin: Misioni i tij dështoi

Nuk i ka ndalur akuzat ndaj Ervin Salianjit, Sali Berisha gjatë takimit të tij me demokratët në qarkun e Dibrës.

Sipas Berishës, gjatë kohës që ishte në burg, Salianji takohej me disa nga kriminelët më të mëdhenj në vend që punonin për të mbledhur vota për mazhorancën.

Berisha shtoi se Salianji, gjatë kohës që nisi takimit, mblidhte pranë vetes demokratë që punuan kundër PD në zgjedhje dhe u kthyen në shërbëtorë të Edi Ramës.

“Ervin Salianji u burgos sepse bëri publik një regjistrim ku dëshmohej se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar 11 vite në Itali, udhëhiqte trafiqet nga Vlora. Unë dhe PD dënuam këtë akt dhe ja doli ta shpallë Salianjin të burgosur politik. Dhe bëmë shumë mirë. I shkova në burg, shkuan dhe miq me porosinë time. Ishte verë dhe më vjen në zyrë. Më tha se më duhet një këshillë. Më kanë ngelur dhe 3 muaj për dënimin. Për të dalë me duhet të bëj një deklaratë se nuk do ta vras Fatmir Xhafën. I thashë çështë kjo punë. Unë i thashë mos e bëj këtë deklaratë se do të thotë që pranon fajësinë. Pas një jave u kthye dhe i thashë a firmose, jo më tha.

Unë nisem nga besimi, se çfarë bën ti është tjetër problem. I thashë do të vendosim në kryesi. Më thotë nuk do të bësh zgjedhje në parti. Jo i thashë unë do të bëhen se kështu është puna. Vinte në mbledhje të Kryesisë dhe nuk shtronte asgjë të veçantë, ndërkohë informacione të verifikuar tregojnë se në burg drekonte me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Ata ishin byrazerë të qeverisë, ai nuk kishte përse kërkonte favore. Këtë ma kanë thënë persona që organizonin drekat. Muret kanë vesh. Pastaj gjatë verës ky shkonte në Qerret te Ergys Agasi, ndërkohë që unë e sulmoja më shumë. Ergysi mblidhte Suel Celën dhe Pojën  e Troplinëve dhe aty bëheshin plane si të vidheshin votat. Ky gjeti të ulet me Ergys Agasin.

Ne mbajtëm një heshtje deri sa doli raporti i OSBE sepse Rama po bënte gjithçka ta ndryshonte. I thashë Ervin çfarë mendon. Nuk u përgjigj. Kur del thërret më të votuarit. Kur vajtën e panë që nuk shkohet më. Nisi takimet dhe mblidhte ata që punuan kundër në fushatë. Deromema ishte anëtar kryesie dhe përfundoi drejtor hipoteke.

Shkon në Elbasan, më vijnë mesazhe që Suel Çela iu kërkonte të shkonin në takim. I marr mesazhet i vërtetoj dhe i them e ke përjashtuar veten nga PD dhe mos mendo se mund të përdorësh bandat kundër demokratëve. Edhe para 10 ditëve drekë me Taulant Ballën.

Kur plasi skandali i Belindës ku ne u përqëndruam me të gjithë energjitë për demaskimin e saj, ky krijonte lajme për të sfumuar lajmet për Ballukun dhe fatalisht, u tregua naiv, ja dhanë Fanes për kompetencë. Por Fania që e mbajti Lulin deri në ditën e fundit e donte këtë sepse donte t’i lëpihej Ramës, e megjithë se nuk pranonte gjuhën e tij, mendonte se do pranonte gjuhën e Salianjit. 16 lajmë në 4 orë për Salianjin”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)