Shumë pak para finaleve, Egnatia ndan rrugën me Tetovën

Egnatia ndan rrugët me Edlir Tetovën pak para nisjes së fazës “Final Four” e cila përcakton dhe fituesin e këtij viti.

03.05.2026. 13:22

Shumë pak para finaleve, Egnatia ndan rrugën me Tetovën

Nuk kanë të ndalur çuditë nga Kategoria Superiore në futbollin shqiptar, ndonëse kampionati është në fundit e tij dhe javët e fundit janë vetëm për vendosjen e verdikteve të tij.

Në orët e fundit, klubi i Egnatias ka ndarë përfundimisht rrugën me trajnerin Edlir Tetova, ndonëse më herët kishin njoftuar se tekniku do të largohej në fund të sezonit.

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të klubit dhe vjen pas disa javëve zhgënjyese në fushën e lojës të kampionëve në fuqi.

Njoftimi Zyrtar:

KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të vazhdueshëm të përjetuar gjatë kohëve të fundit, si edhe në mirëkuptim të plotë mes palëve, është vendosur mbyllja e bashkëpunimit profesional me trajnerin.

Klubi falënderon Tetovën për kontributin, përkushtimin dhe punën e dhënë në drejtimin e skuadrës gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar rezultatet dhe arritjet e përbashkëta. KF Egnatia i uron trajnerit shëndet të plotë, suksese në vazhdim dhe mirëpresim që rrugët tona të bashkohen sërish në të ardhmen. Faleminderit, Tetova!

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)