Gol dhe asist, Asllani ndizet në fund të sezonit

Në sfidën ndaj Gaziantep, Kristjan Asllani ka dhënë një asist dhe ka realizuar një gol në pjesën e parë të ndeshjes së javës së 32-të të Superligës turke.

01.05.2026. 20:21

Mesfushori shqiptar zhbllokoi takimin që në minutën e 7-të, duke harkuar nga goditja e këndit, ku Djalo dërgoi topin në rrjetë.

Më pas, në minutën e 22-të, Asllani shënoi vetë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)