Nga 1 mijë euro në mbi 1.5 milionë, historia e një biznesi që nisi si ide personale

Një ide e thjeshtë, e lindur nga një eksperiencë personale, është kthyer në një biznes milionësh brenda pak më shumë se një viti, duke dëshmuar se inovacioni dhe koha e duhur mund të sjellin sukses të jashtëzakonshëm.

Burimi: AS

01.05.2026. 21:10

Nga 1 mijë euro në mbi 1.5 milionë, historia e një biznesi që nisi si ide personale

Një ide e thjeshtë, e lindur nga një eksperiencë personale, është kthyer në një biznes milionësh brenda pak më shumë se një viti, duke dëshmuar se inovacioni dhe koha e duhur mund të sjellin sukses të jashtëzakonshëm.

Anne Marie Carroll, 29 vjeçe nga Denveri, nisi gjithçka me një investim modest prej rreth 1,000 eurosh. Ajo bleu një kamerë dhe krijoi një faqe të thjeshtë online për të publikuar “Wedding Weekender”, një shërbim që u jep çifteve mundësinë të regjistrojnë vetë dasmën e tyre dhe më pas të marrin një video të montuar profesionalisht.

Ideja lindi pas dasmës së saj në vitin 2024, kur Carroll u përball me kostot e larta të montazhit. Duke parë se edhe miqtë e saj kishin të njëjtin problem, ajo vendosi të krijojë një alternativë më të përballueshme.

Fillimisht, ajo promovoi konceptin përmes rrjeteve sociale, veçanërisht në TikTok, ku disa video u bënë virale dhe arritën qindra mijëra shikime. Kjo solli një rritje të menjëhershme të kërkesës. Brenda vetëm 10 ditësh nga publikimi, biznesi kishte siguruar rreth 50 porosi dhe mbi 36 mijë dollarë të ardhura.

Rritja vazhdoi me ritme të shpejta. Deri në mars të vitit 2026, kompania kishte kaluar shifrën e 1 milion dollarëve në shitje. Aktualisht, pak para përvjetorit të parë, “Wedding Weekender” ka regjistruar mbi 2,000 porosi dhe më shumë se 650 video të realizuara, duke arritur të ardhura mbi 1.7 milionë dollarë.

Carroll pranon se vendimi për të lënë një karrierë të qëndrueshme nuk ishte i lehtë, por suksesi i shpejtë e justifikoi zgjedhjen. Ajo thekson se çelësi i suksesit ka qenë kërkesa reale në treg dhe një ide që plotësonte nevojat e klientëve.

Sot, biznesi i saj po vazhdon të rritet, me synimin për të arritur 2 milionë dollarë të ardhura brenda një viti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)