Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 16 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Pas dy vitesh larg futbollit profesionist, ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, mund të rikthehet sërish në “Santiago Bernabéu”, këtë herë në një rol drejtues jashtë fushës.
Pas dy vitesh larg futbollit profesionist, ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, mund të rikthehet sërish në “Santiago Bernabéu”, këtë herë në një rol drejtues jashtë fushës.
Sipas raportimeve të The Athletic, drejtuesit e klubit madrilen kanë nisur prej kohësh bisedimet me ish-lojtarin gjerman, i cili pritet të marrë një funksion kyç në strukturën sportive. Kroos, tashmë 36 vjeç, u tërhoq nga futbolli pas Kampionatit Europian 2024, duke refuzuar një ofertë rinovimi nga klubi dhe duke u përqendruar në akademinë e tij të futbollit.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se ideja është që Kroos të përfshihet aktivisht në vendimmarrje, duke bashkëpunuar me figura të rëndësishme si presidenti Florentino Pérez, drejtori ekzekutiv José Ángel Sánchez dhe skauti kryesor Juni Calafat. Vlerësimi për eksperiencën dhe karakterin e tij mbetet shumë i lartë brenda klubit.
Gjatë 10 viteve me Real Madridin, Kroos fitoi 23 trofe, përfshirë pesë Liga të Kampionëve dhe katër tituj të La Ligës, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të historisë së fundit të klubit.
Megjithëse më parë kishte lënë të kuptohej se nuk e shihte veten të rikthehej shpejt në futbollin elitar, situata aktuale dhe performanca e ekipit pas largimit të tij kanë rritur mundësinë e një rikthimi.
Një hap i tillë shihet si një përforcim i rëndësishëm për klubin, duke pasur parasysh lidhjen e fortë të Kroos me Real Madridin dhe ndikimin që ai mund të ketë në drejtimin e ardhshëm të skuadrës.
Irani siguroi kualifikimin, por pjesëmarrja e tij ka qenë në diskutim pas tensioneve ndërkombëtare dhe kërkesës së Teheranit për të zhvendosur ndeshjet jashtë territorit amerikan, kërkesë e refuzuar nga FIFA.
22:33 42 min më parë30.04.2026.
Autori
Debati mbi situatën e arbitrimit në futbollin italian vijon të ndizet, ndërsa ish-presidenti i Inter Milan, Massimo Moratti, ka minimizuar zhvillimet e fundit, duke i cilësuar ato larg përmasave të skandalit të Calciopolit.
20:39 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Zyrtarët iranianë kanë anuluar pjesëmarrjen pasi kanë pretenduar se janë trajtuar në mënyrë ofenduese nga policia e emigracionit në aeroportin e Torontos.
20:36 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Nga dëshmitë e arbitrave ka dalë se i ashtuquajturi “sistemi Rocchi” nuk ishte i panjohur brenda Shoqatës Italiane të Arbitrave. Dyshohet për emërime të paracaktuara, me qëllim favorizimin e arbitrave të afërt me ish-drejtuesin.
17:01 6 h më parë30.04.2026.
Autori
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”
13:30 9 h më parë30.04.2026.
Autori
Sulmuesi i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk, është pezulluar 4 vite për shkelje të rregullave antidoping, ndërsa ka nisur menjëherë apelimin në CAS.
23:04 1 ditë më parë29.04.2026.
Autori
Barazim 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Ëanda Metropolitano”. Julian Alvarez me penallti iu përgjigj avantazhit të anglezëve me 11-metërshin e Gyökeres.
22:59 1 ditë më parë29.04.2026.
Autori
Sipas rregullit të ri çdo lojtar që mbulon gojën ndërsa flet me një kundërshtar në fushë do të ndëshkohet në të ardhmen me një karton të kuq të drejtpërdrejtë. Po ashtu të gjithë lojtarët që largohen nga fusha në shenjë proteste do të përjashtohen me karton të kuq.
14:10 1 ditë më parë29.04.2026.
Autori
Një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Ligës së Kampionëve u zhvillua në “Parc des Princes”, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munich me rezultatin 5-4 në sfidën e parë gjysmëfinale.
22:59 2 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Komente (0)