Teherani ekzekuton kampionin e karatesë, 21-vjeçari u arrestua gjatë protestave

Sipas autoriteteve iraniane, Azadvar është akuzuar për “bashkëpunim me armikun”, “nxitje të luftës dhe vrasjeve të ndërsjella” si dhe për “rrezikim të sigurisë kombëtare përmes nxitjes së trazirave dhe revoltave”.

30.04.2026. 21:41

Teherani ekzekuton kampionin e karatesë, 21-vjeçari u arrestua gjatë protestave

Autoritetet gjyqësore në Teheran kanë njoftuar ekzekutimin e një sportisti 21-vjeçar të karatesë, Sasan Azadvar, i cili ishte arrestuar në muajin janar gjatë protestave në vend. Lajmi është raportuar nga media ndërkombëtare Iran International.

Sipas autoriteteve iraniane, Azadvar është akuzuar për “bashkëpunim me armikun”, “nxitje të luftës dhe vrasjeve të ndërsjella” si dhe për “rrezikim të sigurisë kombëtare përmes nxitjes së trazirave dhe revoltave”. I riu ishte i ndaluar në burgun e Dastgerdit dhe më parë kishte fituar kampionatin provincial të karatesë në qytetin e Isfahan.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Irani ka ekzekutuar të paktën 21 persona që nga fillimi i tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. Regjimi në Teheran vazhdon të shprehet se nuk do të ketë mëshirë për zërat kundër, duke i cilësuar ata si anti-kombëtarë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)