Çmimi naftës ka shënuar një rritje të madhe në tregjet ndërkombëtare, duke arritur nivelet më të larta të viteve të fundit.
Sipas raportimeve të Financial Times, nafta Brent, standardi global, u rrit deri në 126.41 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022 dhe që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme. Megjithatë, pas kësaj rritjeje të shpejtë, çmimi pësoi një korrigjim, duke rënë rreth 10 dollarë në 116.26 dollarë për fuçi.
Rritja fillestare u nxit nga frika për ndërprerje të furnizimeve, veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e energjisë në botë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se një bllokadë e kësaj ngushtice mund të zgjasë për muaj të tërë, duke shtuar pasigurinë në tregje.
Analistët theksuan se tregu ka kaluar nga optimizmi në shqetësim real për furnizimet, ndërsa ekspertja Amrita Sen vuri në dukje se tregjet tashmë po reflektojnë mundësinë e ndërprerjeve deri në fund të qershorit, shkruan Newsmax.
Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar në shtrenjtimin e kostove për bizneset, të cilat kanë kërkuar mbështetje nga qeveria, ose do të rrisin çmimet e produkteve.
Në të njëjtën kohë, luhatjet janë ndikuar edhe nga skadimi mujor i kontratave të naftës Brent, që shpesh shoqërohet me lëvizje të forta në treg. Sipas Greg Neëman, pritshmëritë për rritje të mëtejshme u zbehën nga shitjet e papritura, duke shkaktuar rënie të menjëhershme të çmimeve.
Rritja e çmimeve të energjisë ka filluar të ndikojë edhe tregjet financiare globale, sidomos obligacionet shtetërore. Rendimenti i bonove 10-vjeçare në Gjermani arriti nivelet më të larta që nga viti 2011, ndërsa në Japoni u ngjit në kulmet më të larta që nga viti 1997.
Sipas Jim Reid nga Deutsche Bank, frika për një kombinim të inflacionit të lartë dhe rritjes së dobët ekonomike, i njohur si stagflacion, po rikthehet në qendër të vëmendjes së investitorëve.
Ndërkohë, ditën e enjte Bordi i Transparencës në Shqipëri publikoi çmimet e reja, ku nafta është në treg 209 lekë për litër.
Sipas një njoftimi nga kompania, grupi Lufthansa po heq 20,000 fluturime me distanca të shkurtra jofitimprurëse nga oraret e tyre deri në tetor, duke kursyer rreth 40,000 ton vajguri, çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i luftës në Iran.
Sipas autoriteteve iraniane, Azadvar është akuzuar për “bashkëpunim me armikun”, “nxitje të luftës dhe vrasjeve të ndërsjella” si dhe për “rrezikim të sigurisë kombëtare përmes nxitjes së trazirave dhe revoltave”.
I dyshuari, Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nuk do të lirohet para gjykimit, pasi ekipi i tij mbrojtës hoqi dorë nga kundërshtimi për mbajtjen e tij në burg.
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një autobus përfundoi në lumin Sen pas një aksidenti pranë një stacioni, duke shkaktuar frikë por fatmirësisht pa viktima.
Deklarata nga Shefi i Shtabit të Përbashkët amerikan, gjenerali Dan Caine gjatë një seance dëgjimore në Senat. Ai nënvizoi se “ka patjetër veprime konkrete në zhvillim”.
Një situatë emergjente është krijuar në jug të Holandës, ku autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie pas shpërthimit të disa zjarreve pranë objekteve ushtarake.
Skandali lidhet me përdorimin e programit të sofistikuar të spiunazhit “Predator spyware”, përmes të cilit dyshohet se janë përgjuar telefonat e politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve.
Kryeqyteti i Meksikës po përballet me një fenomen shqetësues që po përshpejtohet me kalimin e kohës, ndërsa të dhënat më të fundit nga hapësira tregojnë se toka nën kryeqytetin meksikan po ulet me ritme më të larta se sa ishte parashikuar.
Lista e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqen për këtë vit përfshin qindra emra, ndërsa mes tyre pritet të jetë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Komente (0)