Berisha në Zagreb takon ish-presidentin kroat Mesic, fokus te sfidat dhe rrugët demokratike

Gjatë qëndrimit treditor në Zagreb, në kuadër të Forumit të International Democrat Union, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me aleatët e tij, zhvilloi një takim me ish-presidentin kroat Stipe Mesic.

01.05.2026. 19:39

Në këtë takim, Berisha dhe përfaqësues të delegacionit shprehën mirënjohjen për Mesic, duke e cilësuar si një mik të vjetër të shqiptarëve dhe një mbështetës të rëndësishëm të proceseve kyçe, si Pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Kreu i PD-së ngriti shqetësime për situatën aktuale në vend, duke theksuar se Shqipëria, ndryshe nga Kroacia që është tashmë pjesë e Bashkimit Europian, ka pësuar regres. Sipas tij, korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën integruese.

Nga ana e tij, Mesic vlerësoi rëndësinë e proceseve demokratike dhe theksoi se shqiptarët duhet të përdorin çdo mekanizëm demokratik për të përballuar sfidat dhe për të kapërcyer vështirësitë me të cilat përballet vendi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)