Kamioni i merr jetën të moshuarit në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Shkodrës, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

01.05.2026. 18:09

Kamioni i merr jetën të moshuarit në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Shkodrës, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Liria”, ku një automjet tip kamion ka përplasur një 78-vjeçar. Viktima është identifikuar si Haki Bajrami, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas ngjarjes, drejtuesi i kamionit, shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)