Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Turqi është shoqëruar me protesta dhe tensione, ndërsa qindra persona janë arrestuar në Stamboll.
Sipas organizatave për të drejtat e njeriut dhe mediave lokale, të paktën 550 persona janë shoqëruar nga policia në zona të ndryshme të qytetit, pasi grupe protestuesish tentuan të mblidheshin në SHESHIN Taksim për të shënuar 1 Majin. Autoritetet kishin vendosur masa të rrepta sigurie dhe e kishin bllokuar sheshin për çdo tubim.
Shoqata e Juristëve Bashkëkohorë bëri të ditur se ndërhyrjet policore u zhvilluan në disa zona, ndërsa protestuesit, përfshirë punëtorë, përfaqësues të partive politike dhe organizata joqeveritare, u ndaluan teksa marshonin me sloganin “Taksimi është sheshi i punëtorëve”.
Gjatë ndërhyrjeve, u përdor edhe gaz lotsjellës, ndërsa mes të ndaluarve ishte edhe aktivisti sindikal Başaran Aksu. Reagim të fortë pati edhe kreu i Partisë së Punëtorëve të Turqisë, Erkan Baş, i cili deklaroi se autoritetet “po konfirmojnë sërish represionin dhe kufizimin e lirive”, duke bërë thirrje për lejimin e tubimeve paqësore.
Foto: AP/Khalil Hamra
Vëmendje të madhe ka tërhequr edhe një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet ndërhyrja e policisë ndaj një të riu, i cili gjatë arrestimit mban grushtin e ngritur në ajër, duke u kthyer në simbol të protestave.
Ndërkohë, në Ankara, sindikatat dhe organizatat zhvilluan tubime paqësore, duke marshuar drejt sheshit Tandogan.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj propozimit më të fundit të Iranit për arritjen e një marrëveshjeje, duke vënë në dyshim nëse një zgjidhje diplomatike është e mundur.
Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, presidenti amerikan tregoi se gjatë telefonatës Putin i kishte përmendur përfshirjen në çështjen e “pasurimit” bërthamor. Trumi i kërkoi mbylljen e luftës në Ukrainë.
Burime të brendshme citojnë se Rana dhe Hajdini nuk kishin marrëdhënie të drejtpërdrejtë pune dhe se drejtuesja nuk kishte ndikim në pagën apo bonuset e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi bazën e pretendimeve.
Sot përfundon afati 60-ditor i parashikuar nga ligji amerikan, brenda të cilit presidenti duhet të njoftojë Kongresin për një operacion ushtarak dhe të marrë miratimin e tij për vazhdimin e luftës.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Jeffrey Epstein, dyshohet se shkroi një shënim vetëvrasjeje përpara se të kryente aktin e vetwflijmit. The New York Times raporton se letra mbeti e klasifikuar për gati shtatë vjet, e mbajtur në një gjykatë të Nju Jorkut
"Forcat amerikane kanë arritur një moment të rëndësishëm, duke devijuar me sukses anijen e 42-të tregtare që përpiqej të shkelte bllokadën" e Ngushticës së Hormuzit. Kjo u raportua në një deklaratë nga Admirali Brad Cooper, kreu i CENTCOM, Komanda Qendrore Amerikane që mbulon Lindjen e Mesme.
Kongresi i Brazilit ka rrëzuar një veto të një projektligji që do të ulte në mënyrë dramatike dënimin me burg të ish-presidentit Jair Bolsonaro për komplotimin e një grushti shteti pasi ai humbi zgjedhjet e fundit.
Ndërprerja e furnizimit me plehra dhe përbërësit e tij kryesorë për shkak të luftës në Iran mund të kushtojë deri në dhjetë miliardë vakte në javë dhe do të godasë më rëndë vendet më të varfra, sipas shefit të njërit prej prodhuesve më të mëdhenj të plehrave në botë
Komente (0)