Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj propozimit më të fundit të Iranit për arritjen e një marrëveshjeje, duke vënë në dyshim nëse një zgjidhje diplomatike është e mundur.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump deklaroi se nuk wshtw i kwnaqur me propozimin. “Ata duan të bëjnë një marrëveshje, por unë nuk jam i kënaqur me të”, pa dhënë detaje konkrete mbi pikat që kundërshton. Ai shtoi se, ndonëse ka pasur përparim, mbetet i pasigurt për një rezultat përfundimtar: “Kanë bërë hapa përpara, por nuk jam i sigurt nëse do të arrijnë ndonjëherë aty”.
Sipas tij, një nga pengesat kryesore mbetet përçarja brenda udhëheqjes iraniane. “Udhëheqja është shumë e përçarë, ka dy, tre, ndoshta katër grupe, dhe kjo e bën shumë të vështirë vendimmarrjen”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan theksoi se SHBA-të kanë dy alternativa kryesore përballë Iranit: përshkallëzim ushtarak ose marrëveshje. “Ka dy opsione: ose të godasim fort dhe t’i shkatërrojmë, ose të përpiqemi të bëjmë një marrëveshje”, tha Trump, duke shtuar se personalisht preferon rrugën diplomatike: “Nga ana njerëzore, do të preferoja të mos ndodhte një gjë e tillë”.
Ai komentoi edhe ligjin që kufizon përdorimin e forcës pa miratim nga Kongresi, duke e cilësuar atë “krejtësisht antikushtetues” dhe duke lënë të kuptohet se nuk do të kërkojë autorizim për vijimin e operacioneve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)