U skualifikua nga gara për kreun e PD, reagon Mereme Sela: E padrejtë, të përjashtohej Berisha

Mereme Sela është skualifikuar nga gara për kreun e PD dhe për këtë ka reaguar zyrtarisht. Ajo ka deklaruar se skualifikimi i saj është i pajustifikuar dhe në kundërshtim me rregullat e partisë. Ajo tha se njoftimin e ka marrë përmes mediave, duke e cilësuar këtë si të papranueshme.

01.05.2026. 18:16

“Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, ç’ka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar”, u shpreh Sela, duke shtuar se, sipas saj, në një vlerësim të drejtë duhet të ishte përjashtuar Sali Berisha dhe jo ajo.

Ajo theksoi se do të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar vendimin. “Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare”, deklaroi Sela.

Megjithatë, kandidatja u shpreh skeptike për një reagim nga strukturat e partisë. “Nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike. Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse PD ndodhet në këtë situatë sot”, shtoi ajo.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)