Çmimi i Madh i Miamit në Formula 1 rrezikon të ndikohet seriozisht nga moti i keq, me parashikime për stuhi të forta dhe rrufe që kanë detyruar Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit të thërrasë një takim urgjent me skuadrat dhe pilotët. Sipas burimeve, ekziston mundësia që orari i garës të shtyhet, ndërsa piloti Sergio Pérez e përshkroi situatën si “vërtetë të keqe”.
Kushtet atmosferike rrezikojnë gjithashtu debutimin e rregullave të reja, pasi në pistë të lagësht nuk do të lejohet përdorimi i funksionit “boost” për parakalime dhe do të ketë kufizime të forta në përdorimin e sistemit DRS për arsye sigurie. Federata ka bërë të ditur se ka përgatitur një plan emergjent për të shmangur problemet, duke monitoruar vazhdimisht zhvillimin e motit, i cili mund të vërë në pikëpyetje edhe zhvillimin e vetë garës.
Pas incidenteve të mëparshme, përfshirë atë në Çmimin e Madh të Japonisë, prioritet mbetet siguria në pistë, sidomos për shkak të mungesës së fërkimit të gomave në asfalt të lagësht. Në këto kushte, teknologjitë e reja për ndihmë në parakalime mund të pezullohen deri në përmirësimin e situatës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)