Titull nga divani, apo të dielën në fushë: Ja skenarët kur Inter mund të shpallet kampion

Zikaltërit e kanë gjithçka në dorën e vet. Nëse të dielën më 3 maj arrin të fitojnë kundër Parmës, atëherë titulli është i sigurt, pavarësisht rezultateve të rivalëve.

02.05.2026. 16:04

Titull nga divani, apo të dielën në fushë: Ja skenarët kur Inter mund të shpallet kampion

Interi është vetëm një hap larg fitimit të titullit kampion i Italisë për herë të 21-të në histori. Aktualisht ekzistojnë disa skenarë kur mund të nisë festa e zikaltërve. Skuadra e drejtuar nga Chivu nuk mund ta sigurojë titullin sot, pasi në orën 18:00, Napoli zbret në fushë në transfertën ndaj Comos.

Titulli mund të vijë edhe “nga divani”, pra para se Interi të luajë të dielën në mbrëmje ndaj Parmës në “San Siro”. Ky skenar do të realizohej nëse Napoli humb sot dhe nëse Milani nuk arrin të fitojë ndaj Sassuolos në Reggio Emilia të dielën.

Gjithsesi, Interi e ka gjithçka në dorën e vet. Nëse të dielën më 3 maj arrin të fitojë kundër Parmës, atëherë titulli është i sigurt, pavarësisht rezultateve të rivalëve. Në rast se Napoli mposhtet dhe Milani fiton ose barazon, Interit do t’i mjaftojë edhe një barazim për të festuar zyrtarisht kampionatin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)