Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte, më 2 maj 2026 vendimin e ri për çmimet e karburanteve në tregun shqiptar. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, janë përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Bëhet fjalë për një ulje me vetëm 2 lekë krahasuar nga çmimi i mëparshëm, i cili ishte 208 lekë/litri.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër. Bordi sqaron se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 2 maj, në orën 16:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.
Autoritetet paralajmërojnë operatorët për zbatimin e detyrueshëm të vendimit, duke theksuar se në rast shkeljesh do të merren masa të forta. “Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, thuhet në njoftim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)