Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

Procedohen penalisht në gjendje të lirë edhe tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për veprën penale të prostitucionit.

02.05.2026. 13:09

Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 19-të të operacionit të koduar “Storm”, pas një hetimi 2-javor. Sipas autoriteteve, në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë një 24-vjeçare me shtetësi braziliane, ndërsa tre shtetas shqiptarë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të prostitucionit.

Hetimet kanë zbuluar se e arrestuara kishte marrë me qira një ambient në lagjen nr. 4 në Durrës, të cilin e kishte përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit dhe përfitimit financiar. Gjatë ndërhyrjes së policisë, 24-vjeçarja ka refuzuar të hapë derën e banesës, duke bërë që efektivët të ndërhynin me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pasaportë e shtetases së huaj, shuma parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe dy telefona celularë. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)