“Unë bëj burg, ti bën lek nga regjimi”, shpërthen Salianji: Sali ‘kolltuku’, plaku i lumtur në azilin e Ramës!

Salianji vijoi me akuza të drejtpërdrejta, duke thënë se Berisha ka përfituar tendera, licenca dhe leje nga qeveria, ndërsa ai vetë është goditur politikisht dhe ligjërisht.

02.05.2026. 13:47

“Unë bëj burg, ti bën lek nga regjimi”, shpërthen Salianji: Sali ‘kolltuku’, plaku i lumtur në azilin e Ramës!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar me tone të ashpra ndaj Sali Berishës, pas deklaratave të këtij të fundit se “e shiti veten në burg”. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji e akuzon kreun e PD-së se është i lidhur me qeverinë dhe se përfiton nga regjimi i Edi Ramës. “Sali ‘kolltuku’, plaku i lumtur në azilin e Ramës! Unë bëj burg, ti Sali bën lek nga regjimi i Ramës! Ty Sali, të nxjerr Rama nga burgu se i duhesh, mua më fut në burg Rama se e mund”, shkruante ai.

Salianji vijoi me akuza të drejtpërdrejta, duke thënë se Berisha ka përfituar tendera, licenca dhe leje nga qeveria, ndërsa ai vetë është goditur politikisht dhe ligjërisht. “Me Ballukun ti Sali merr leje, licenca e tendera, por unë zhurmoj. O zoti fosile… I vetmi që i ke bashkuar në një formë je ti, se paguheshe nga të dy edhe nga Agasi, edhe nga Balluku. Prandaj nuk i nxjerr dot dosjet e të dyve. Publikoji të plota, frikacak”, shprehej ish-deputeti demokrat.

Në reagimin e tij, Salianji e akuzon Berishën se për interesa personale “shet gjithçka” dhe se është bërë pjesë e një bashkëpunimi me Ramën për përfitime ekonomike. “Ti Sali për lek shet edhe shpirtin. Nuk të mjaftojnë koncesionet, lejet, kullat, tenderat, minierat, hidrocentralet, parqet, bregdeti dhe malet që po i shqyen bashkë me Ramën”, shkruante ai.

Në fund, Salianji deklaroi se nuk do t’ia falë as Ramës dhe as Berishës dënimin me burg dhe ndalimin e kandidimit, duke i barazuar të dy si përgjegjës. “Unë nuk ia fal as Ramës dhe as ty 1 vit heqje lirie, as heqjen e mandatit dhe as ndalimin e kandidimit. Njësoj si Rama edhe ti: ai më ndaloi kandidimin për deputet, ti për kryetar… Do çmontohesh Sali, do çmontohesh si kambalec i Edi Ramës”, përfundonte reagimi i tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)