Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur dhe tentoi të largohej me vrap gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit. Sipas policisë, i riu, i identifikuar si Bajram Hoxha, ishte në shoqërinë e një 29-vjeçari kur u ndaluan nga efektivët.
Në momentin e ndërhyrjes, të dy kanë tentuar të largohen, por janë neutralizuar shpejt nga policia. Gjatë kontrollit, 19-vjeçarit iu gjet një pistoletë, municion luftarak dhe një thikë.
Ndërkohë, 29-vjeçari që e shoqëronte është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)