Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Golds”, duke arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar të dyshuar për vjedhje në një argjendari në kryeqytet. Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka marrë varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro, në një qendër tregtare në kryeqytet.
Autoritetet njoftuan se menjëherë pas denoncimit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga hetimet paraprake rezulton se i riu ka hyrë në argjendari dhe ka vjedhur varëset e floririt, për t’u larguar më pas me vrap nga vendngjarja. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar edhe sendet e vjedhura, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale. Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore ndaj të miturit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)