Shiste hashash afër shkollave, në pranga 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me doza hashashi që i shiste afër shkollave apo lokaleve të ndryshme. Ai u kap në flagrancë teksa një tjetër person është në hetim pasi bleu drogën prej tij.

02.05.2026. 15:09

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Shiste lëndë narkotike në rrugën “Petro Nini Luarasi”, vihet në pranga 27-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër, të cilit iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, të cilën e kishte blerë nga 27-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.

Në vijim të kontrolleve intensive me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, kryesisht në afërsi të shkollave, lokaleve dhe ambienteve të ndryshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H. (H), 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi R. L., banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve 27-vjeçarit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis. Ndërsa shtetasit R. L. iu gjet një sasi e vogël e kësaj lënde, të cilën e kishte blerë nga shtetasi A. H. (H).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)