Tentoi të vidhte një motor, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar i cili dyshohet se tentoi të vidhte një motor në lagjen e Ujit të Ftohtë të qytetit bregdetar.

02.05.2026. 16:23

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orëve të drekës, në lagjen 28 Nëntori.

Gjatë kontrollit personal, policia gjeti dhe sekuestroi një përforcues metalik grushti, ndërsa u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi i motomjetit të vjedhur, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Vlorës për vijimin e hetimeve, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)