“Tradhtarët nuk mund të kandidojnë”, Berisha i vetëm në garë: U përpoqën ta marrin PD-në

Lideri i demokratëve theksoi se në garën për kryetar nuk mund të marrin pjesë persona që kanë vepruar kundër partisë apo kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politikë.

02.05.2026. 12:55

“Tradhtarët nuk mund të kandidojnë”, Berisha i vetëm në garë: U përpoqën ta marrin PD-në

Sali Berisha ka folur për procesin e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, ku pas përjashtimit të disa kandidaturave, ai mbetet i vetmi në garën për drejtimin e partisë. Duke komentuar situatën, ai theksoi se në garën për kryetar nuk mund të marrin pjesë persona që kanë vepruar kundër partisë apo kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politikë.

“PD ka garën më demokratike dhe të ndershme. Kryetarët e partive në familjet tona si motra, vetëm një pjesë e vogël zgjidhen nga anëtarësia, të tjerët i zgjedh Kryesia”, tha Berisha. Ai shtoi se partia është e hapur për çdo anëtar që plotëson kriteret, por nuk mund të lejohet kandidimi i personave që kanë dalë kundër PD-së gjatë fushatave zgjedhore.

“Të siguroj se kjo parti pranon dhe do pranojë çdo demokrat që plotëson kriteret për të marrë pjesë në këtë garë. Besoj se kjo është gara më e rëndësishme e partisë dhe duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë”, u shpreh ai. Berisha vijoi më tej duke kritikuar ashpër disa figura, duke thënë: “Në garë të marrin pjesë kandidatë të Ramës? Apo kandidatë që në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD? Apo kandidatë që në fushatë kaluan në parti tjetër? Këta në çdo parti politike në botë përjashtohen për tradhtinë që kanë bërë ndaj partisë së tyre në moment beteje”.

Lideri historik i demokratëve iu referua edhe ish-deputetit Ervin Salianji, teksa këmbënguli se nuk ka logjikë që këta individë të jenë pjesë e garës për drejtimin e partisë. “PD është e hapur, s’mund ta marrë kush. U përpoqën. Këtë parti Rama s’mund ta marrë kurrë me kandidatura të shitura. Se Salianji, u shpall i burgosur politik se ashtu ishte, por në burg e shiti veten. Është jashtë çdo logjike që këta të mund të imagjinohet se do mund të kandidojnë, jo. Për të kandiduar për kryetar partie duhet të plotësosh në bazë të kritereve”, deklaroi Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)