Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare.
Hera-herës, vranësirat do të bëhen të dendura kryesisht përgjatë zonave malore në orët e mesditës dhe pasdites. Në këto zona priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në formë pikash. Pas orëve të pasdites, moti do të përmirësohet, duke u kthjelluar në të gjithë territorin.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa në bregdet, lugina dhe zona malore hera-herës do të arrijë deri në 17 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 3-4 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)