VIDEO/ Me telefona në duar, alkool dhe muzikë, festë në burgun e Durrësit, reagon Drejtoria e Burgjeve

Një video e publikuar së fundmi ka ngritur shqetësime për sigurinë në institucionet penitenciare në vend, duke treguar një grup të burgosurish që festojnë brenda një qelie në burgun e Durrësit.

01.05.2026. 22:48

Pamjet e publikuara nga gazetari Flamur Vezaj tregojnë disa persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, mes tyre edhe Lul Berisha, si dhe Fehmi Mziu dhe Islam Kasa. Në video, të burgosurit shfaqen duke konsumuar alkool, duke dëgjuar muzikë dhe duke përdorur telefona celularë, të cilët janë të ndaluar brenda qelive. Në sfond dallohet një televizor i madh, ndërsa të burgosurit kërcejnë dhe filmojnë njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient feste.

Pas publikimit të pamjeve, reagoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila konfirmoi se personat në video janë identifikuar dhe një pjesë e tyre rezultojnë të jenë liruar ose transferuar para janarit 2026. Institucioni bëri të ditur se menjëherë është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe ka nisur një hetim i plotë për të zbardhur ngjarjen.

Sipas deklaratës zyrtare, hetimi përfshin jo vetëm të burgosurit e përfshirë, por edhe verifikimin e zinxhirit komandues në IEVP Durrës, për të përcaktuar përgjegjësitë në çdo nivel. Paralelisht, janë intensifikuar kontrollet në burg, ku gjatë veprimeve të fundit janë sekuestruar edhe tre telefona celularë nga persona të identifikuar në video.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)