“Pas Iranit e ka radhën Kuba”, Trump: Mund të dërgojmë një aeroplanmbajtëse

Deklarata është bërë në një moment kur presidenti Trump ka nxitur polemika të forta, pasi i dërgoi Kongresit një letër ku deklaronte se armiqësitë me Iranin janë “të përfunduara”.

02.05.2026. 08:52

“Pas Iranit e ka radhën Kuba”, Trump: Mund të dërgojmë një aeroplanmbajtëse

“Pas Iranit mund të marr kontrollin e Kubës”. Praktikisht kjo është deklarata e bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një eventi në Forum Club të Florida-s. Mes shakasë dhe seriozitetit, ai ka bërë një tjetër deklaratë që ka tërhequr vëmendjen.

“Më pëlqen që më përpara ta përfundoj një punë. Ndoshta duke u kthyer nga Lindja e Mesme, një nga aeroplanmbajtëset mund të ndalet në Kubë”, deklaroi Trump. Fjalët e tij bënë menjëherë jehonë në arenën ndërkombëtare. Për ta vijuar logjikën deri në fund, ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mund ta merrnin “pothuajse menjëherë” kontrollin e Kubës.

Deklarata është bërë në një moment kur presidenti Trump ka nxitur polemika të forta, pasi i dërgoi Kongresit një letër ku deklaronte se armiqësitë me Iranin janë “të përfunduara” dhe “nuk nevojitet asnjë autorizim për vijimin e konfliktit”. Demokratët kanë reaguar menjëherë, duke e akuzuar shefin e Shtëpisë së Bardhë se po përpiqet të anashkalojë ligjin.

Letra e Trump mbërriti pikërisht në përfundim të afatit 60-ditor që e përcakton ligji amerikan. Gjatë kësaj periudhe, presidenti është i detyruar të kërkojë miratim nga Kongresi për të vazhduar veprimet ushtarake. Sipas Shtëpisë së Bardhë, armëpushimi e pezullon këtë afat, duke shmangur kështu detyrimin për autorizim nga Kongresi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)