Irani në Kupën e Botës? Zbulohet data kur FIFA merr vendimin përfundimtar

FIFA pritet të zhvillojë një takim më 20 maj në Zyrih të Zvicrës me zyrtarët e Federatës Iraniane të Futbollit, aty do të diskutohen dhe do të përcaktohen detajet e udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.

02.05.2026. 09:34

Irani në Kupën e Botës? Zbulohet data kur FIFA merr vendimin përfundimtar

Një ditë pas deklaratave të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili la të kuptohej se pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës është e sigurt, kanë dalë detaje të reja mbi situatën. Sipas agjencisë “Associated Press”, FIFA pritet të zhvillojë një takim më 20 maj në Zyrih të Zvicrës me zyrtarët e Federatës Iraniane të Futbollit.

Aty do të diskutohen dhe do të përcaktohen detajet e udhëtimit të kombëtares iraniane drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillohet Botërori 2026. Irani, i drejtuar nga trajneri Amir Ghalenoei, duhet të luajë të paktën tre ndeshje në SHBA, ato të fazës së grupeve, përballë Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit.

Takimi pritet të jetë vendimtar dhe sipas burimeve, mund të sjellë verdiktin përfundimtar nëse Irani do të marrë apo jo pjesë në Kupën e Botës. Kjo çështje është vënë në dyshim për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Lindjes së Mesme. Irani kishte kërkuar, por pa sukses, që ndeshjet ti zhvillonte në Meksikë. FIFA nuk e pranoi kërkesën e tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)