Çudit shqiptari, rrëmben bashkëshorten dhe kërkon lekë nga vjehrri për ta liruar

Hetimet tregojnë se burri e ka detyruar bashkëshorten t’u dërgojë mesazh prindërve të saj, duke kërkuar 15.000 euro si kusht për lirimin e saj

Burimi: Rainews

03.05.2026. 13:07

Çudit shqiptari, rrëmben bashkëshorten dhe kërkon lekë nga vjehrri për ta liruar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Cavalese, ku prindërit e një 21-vjeçareje kanë denoncuar në polici se vajza e tyre ishte rrëmbyer nga bashkëshorti i saj 23-vjeçar, me origjinë nga Kosova.

Sipas autoriteteve, çifti ishte i martuar prej më pak se dy vitesh, por marrëdhënia e tyre kishte hyrë në krizë pasi e reja kishte shprehur dëshirën për t’u ndarë. Pikërisht kjo dyshohet se ka shkaktuar përshkallëzimin e situatës.

Hetimet tregojnë se burri e ka detyruar bashkëshorten t’u dërgojë mesazh prindërve të saj, duke kërkuar 15.000 euro si kusht për lirimin e saj. Më herët, ai kishte kërkuar edhe 5.000 euro të tjera nga familja për t’u kthyer automjeti me të cilin çifti ishte larguar.

Pas denoncimit, karabinierët nisën kërkime të menjëhershme dhe arritën të lokalizojnë çiftin në zonën e Bedollo. Gjatë ndërhyrjes, efektivët siguruan vajzën dhe kontrolluan automjetin, ku gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës të vogël.

23-vjeçari u arrestua me akuzën e rrëmbimit të personit me qëllim zhvatjeje dhe u dërgua në burgun e Spini di Gardolo, ndërsa hetimet për rastin vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)