Mbushi Shkodrën me kanabis, arrestohet në Spanjë pas 3 vitesh

Një shtetas i shpallur në kërkim për kultivimin e mbi 10 mijë rrënjëve kanabis është ekstraduar drejt Shqipërisë nga Interpol Madridi.

03.05.2026. 12:34

Mbushi Shkodrën me kanabis, arrestohet në Spanjë pas 3 vitesh

Një shtetas shqiptar është ekstraduar së fundmi nga Interpol Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për  26 vjeçarin Algert Zeneli, i cili është arrestuar dhe më pas ekstraduar drejt Shqipërisë në kuadër të operacionit “The Wanted”.

Për këtë shtetas, në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës kishte shpallur masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Zeneli dyshohet se gjatë vitit 2023, në fshatin Kir, kishte mbjellë më shumë se 10 mijë rrënjë kanabis, të cilat u zbuluan nga policia në atë kohë dhe më pas u asgjësuan.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Madrid, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekstradimi i këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)