Pezullohet votimi për kreun e PD në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin...

Ndërpritet procesi i votimit për kreun e ri të PD në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen.

03.05.2026. 09:54

Pezullohet votimi për kreun e PD në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe ikin...

Tensione mes demokratëve në Korçë, teksa ditën e sotme do të zhvilloheshin zgjedhjet për kreun e ri të PD në këtë degë.

Procesi i votimit nisi në seli rreth orës 08:00, por u ndërpre pas disa minutash pas përplasjes mes komisionerëve.

Sipas burimeve, debati ka nisur për administrimin e listës së votuesve, temë kjo që është diskutuar edhe herë të tjera mes kandidatëve në garë.

Pas kësaj komisionerët kanë marrë kutitë e votimit dhe janë larguar nga vendi ku ishte parashikuar të mbahej procesi.

Në garë për kreun e PD në Korçë janë Irvin Bode dhe Harito Zoto, ndërkohë që disa ditë më parë u përjashtua nga lista e kandidatëve Bravaldi Xhafka, sekretari organizativ i degës.

Zgjedhjet për drejtuesin e degës së PD në Korçë ishin parashikuar të mbaheshin më 26 prill. Ato u shtynë për në 3 maj, por edhe sot nuk dihet se si do të vejë fati i tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)