Ndryshime në policinë e shtetit, zëvendësohet shefi i komisariatit nr. 6

Ndryshimet në strukturat drejtuese të policisë së shtetit vijojnë me të tjera lëvizje, duke sjellë emra të ndryshëm në kupolën e uniformave blu.

02.05.2026. 22:10

Alban Hoxha është emëruar në krye të komisariatit nr. 6 ne Tiranë, duke zvendësuar në këtë detyrë Edvin Pecin. Më herët Hoxha mbante postin e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Ai ka drejtuar gjithashtu dhe sektorë të rëndësishëm si antidroga dhe operacionalja, si dhe ka pasur detyra të ndryshme në qarqet e Fierit dhe Shkodrës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)