Aksident i trefishtë në Shkodër, humb jetën pasagjeri

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e të shtunës në aksin rrugor Shkodër- Koplik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, ku një prej mjeteve është përplasur me një mjet tjetër, e pas tij edhe më një tjetër automjet.

02.05.2026. 18:16

Për pasojë pasagjeri i njërit prej mjeteve ka humbur jetën në spital. 

"Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj. Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)